• A-
  • A
  • A+
E enjte, 19 Tetor 2017, 

BPRM-ja dhe Byroja për arsim nënshkruajtën memorandum për bashkëpunim

BPRM-ja dhe Byroja për arsim nënshkruajtën memorandum për bashkëpunim

Shkup, 12 janar 2017 (MIA) - Dituri dhe edukim më të madh gjatë përgatitjes së politikave, realizim të hulumtimeve dhe analizave, ndërmarrje të aktiviteteve të përbashkëta për ngritje të vetëdijes publike dhe këmbim të ekspertizës relevante, parashikon memorandumi për bashkëpunim që sot e nënshkruajtën guvernatori i bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) Dimitar Bogov dhe drejtoresha e Byrosë për zhvillim të arsimit Vesna Horvatoviq.

Siç njofton BPRM-ja, të dy institucionet do të realizojnë konsultime për çështje strategjike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, do të përgadisin material mësimor për shkollat fillore dhe të mesme nga sfera e diturisë financiare dhe do të organizojnë trajnime dhe aktivitete tjera edukative me të cilët do të përfshihen mësimdhënësit dhe nxënësit.

"Me këtë memorandum pritet që të përforcohet bashkëpunimi midis të dy institucioneve në sferën e edukimit financiar me ç'rast do të kontribuohet për rritje të vetëdijes tek nxënësit dhe përforcim të dijenisë së tyre financiare, si dhe për inkuadrimin e tyre të ardhshëm më të lehtë në rrjedhat bashkëkohore të sistemit financiar", informon BPRM-ja. ff/bsh/10:57

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.