• A-
  • A
  • A+
E mërkurë, 29 Mars 2017, 

OSBE: Në Guantanamo ka edhe 59 të burgosur

OSBE: Në Guantanamo ka edhe 59 të burgosur

Havana, 12 janar 2017 (MIA) - Drejtori i zyrës së OSBE-së për Institucione demokratike dhe të drejta të njeriut Mihael Georg Link këmbëngul për vazhdimin e nevojës për mbylljen e burgut të Guantanamos në Kubë pa vonesë të mëtutjeshme, thuhet në kumtesën e asaj organizate.

Në atë burg për momentin ka edhe 59 të burgosur.

"Burgim pa akuza ose gjykim, mungesë e përgjegjësisë për keqpërdorim duke i përfshirë edhe torturën me keqtrajtimet tjera në Guantanamo bëhen në kundërshtim me obligimet e SHBA-së si anëtare e OSBE-së", tha Link.

Ai shton se burg pa drejtësi dhe keqpërdorime nuk ka vend në shoqërinë demokratike të themeluar në respektimin e të drejtës, të drejtat dhe liritë e njeriut.

Burgu amerikan Guantanamo është i hapur më 11 janar në vitin 2002, dhe numri i tërësishëm i të burgosurve atje ka qenë 780, ndërsa një pjesë e madhe e tyre janë mbajtur pa gjykim ose akuza.

Për momentin atje janë 59 të burgosur, dhe transferi i tyre në shtete tjera vazhdon.

"Shpresoj se administrata e re do ta njohë rëndësinë për përmbajtje strikte ndaj të drejtave të njeriut në luftën kundër terrorizmit", thekson Link. sa/bsh/10:38

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Ngrihet flamuri Shqiptar edhe në serialin amerikan "The Simpson"

Një ndër serialet më të shikuara në Shtetet e Bash...

Fëmija 11-vjeçar, dirigjenti më i ri në botë

Mattheu Smith nga Nottinghami i Anglisë, do të jet...

Cheryl dhe Liam Payne bëhen prindër

Yjet e muzikës, Cheryl dhe Liam Payne sot kanë kon...

Shqipëria në Guinnes (video)

Dy mijë e shtatëmbëdhjetë të rinj nga qytete të nd...