• A-
  • A
  • A+
E martë, 17 Tetor 2017, 

Sot në Gjilan fillon manifestimi tradicional mbarëkombëtar "Flaka e Janarit 2017"

Sot në Gjilan fillon manifestimi tradicional mbarëkombëtar "Flaka e Janarit 2017"

Gjilan 11 janar 2017 (MIA) - Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot nis manifestimi tradicional shumëkulturor "Flaka e Janarit 2017", që sivjet i kushtohet heroit, Idriz Seferi.

Hapja e festivalit do të bëhet me homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe lapidarët në qytet, për të vazhduar në orët e pasdites, me pritje të organizuar për të organizuar për familjarët e dëshmorëve në komunën e Gjilanit, nga ana e kryetarit të komunës, Lutfi Haziri, e më pas, me ndezjen e flakadanit të Flakës së Janarit 2017.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Komuna e Gjilanit.

Ky manifestim që ngërthen shumë aktivitetet kulturore përfshinë orën e madhe letrare, ekspozitën, dhe mbrëmjet teatrale që do të mbahen përgjatë muajit janar.

Edicioni i këtij viti i Flakës së janarit është i 26-ti me radhë, në dedikim të veprës së dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep mala, Nuhi Berisha, si dhe gjithë dëshmorëve të tjerë të kombit dhe mbahet nën patronatin e Komunës së Gjilanit. ab/bsh/08:55

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Trampi në Ishujt e Virgjër ka pasur takim me "verveten"

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp deklaroi se ësht...

Në Bosnje përgatitet byreku më i madh në botë

Në qytetin e Tuzllës që ndodhet në pjesën qendrore...

Ana Kodra përfaqëson Shqipërinë në "Junior Eurovision"

Këngëtarja Ana Kodra, u shpall fituese e "Junior F...

E premta 13

Për shumë njerëz që besojnë në besëtytni data më e...

Del në ankand shtëpia e fundit e Picassos

Një vilë në bregdetin francez, ku Picasso kaloi vi...