• A-
  • A
  • A+
E enjte, 21 Shtator 2017, 

Emma Stone aktorja më e paguar për vitin 2017-të

Emma Stone aktorja më e paguar për vitin 2017-të

Los Anxhelos, 17 gusht 2017 (MIA) - Fituesja e çmimit prestigjioz Oscar, aktorja e njohur Emma Stone, është aktorja më e paguar momentalisht në botë.

Stone është zgjedhur aktorja më e paguar për këtë vit, ndërsa ka lënë pas Jennifer Lawrence dhe Jennifer Aniston, transmeton "Kult plus".

Aktorja e La La Land apo Birdman ka fituar 26 milion dollarë në 12-të muajt e fundit. Në listën e pesë aktoreve më të paguara janë edhe Mila Kunis dhe Melissa McCarthy.

Emma Stone momentalisht po punon në komedinë Maniac, ndërsa do të jetë edhe në filmin Battle of the Sexes. Emma është vetëm 28 vjeçare, ndërsa këtë listë e ka formuluar Forbes. mp/08:45

###

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA