• A-
  • A
  • A+
E enjte, 21 Shtator 2017, 

Përkujtohet 40 vjetori i vdekjes së Elvis Presleyt

Përkujtohet 40 vjetori i vdekjes së Elvis Presleyt

Mamfis, 17 gusht 2017 (MIA) - Elvis Presley lindi në vitin 1935 dhe e nisi karrierën e tij artistike që në moshën 19 vjeçare. Ai u bë i famshëm për një zhanër hibrid muzikor, ku ai shkriu tingujt rhythm, blues me muzikën country, duke i bërë tingujt rok shumë popullorë.

Edhe jeta personale e artistit bëri po aq bujë në ato vite, pasi Elvis Presley u njoh, u dashurua dhe u martua me bashkëshorten e tij, Priscillan, kur ajo ishte vetëm 14 vjeç. Një martesë nga e cila lindi vajza e tyre e vetme, Lisa Marie. Por në vitin 1972, mbreti i muzikës amerikane do të ndahej nga Priscilla, e cila mbeti gjithsesi gruaja më e rëndësishme në jetën e tij, raporton VOA.

Jeta personale e artistit ka ngjallur në ato kohë po aq interes dhe kureshtje sa muzika e tij, duke e shndërruar Elvisin në një nga legjendat e artit amerikan dhe botëror, që ende sot e kësaj dite vazhdon të përkujtohet nga miliona njerëz në mbarë botën.

Çdo vit në Memfis, Tenesi, mijëra njerëz mblidhen për të përkujtuar ditën vdekjes së tij, por këtë vit duket se tubimi kaloi çdo pritshmëri.

Adhuruesit e Elvis Presley pritën në një radhë të gjatë për të marrë pjesë në marshimin solemn, një ecje e gjatë në rrugën që të çon në shtëpinë e tij, Graceland, në Memfis, ku iu bënë nderimet në 40 vjetorin e vdekjes, transmeton "Koha Ditore".

Mijëra ithtarë të ikonës së rok & rollit, qëndruan orë të tëra në radhë mbrëmjen e së martës, për t’i bërë vetes një vend në këtë kortezh. Ata mbanin në duar qirinj dhe shkuan në varrin e Elvis Presley, ndërkohë që të afërmit e artistit në “Meditation Garden”, shtëpia e tij e shndërruar sot në muze.

Përpara vigjiljes, Priscilla Presley, ish bashkëshortja e këngëtarit udhëhiqte turmën me njerëz, që ishin, sipas organizatorëve, me mijëra.

“Uau! Ky është përvjetori më i bujshëm që kemi pasur ndonjëherë. Dua t’ju falënderoj të gjithëve. Ju po mbani gjallë kujtimin e Elvisit”, tha ajo.

Ndërkohë, Lisa Marie Presley, vajza e tyre, e cila mbante një pishtar ku ndiznin qirinjtë adhuruesit që kishin ardhur për të nderuar kujtimin e të atit, e falënderoi turmën për dashurinë dhe përkushtimin e tyre.

Adhuruesit nga e gjithë bota vijnë çdo vit në Graceland, në përvjetorin e vdekjes së Presleyt, për të nderuar jetën dhe karrierën e tij.

Këngëtari ndërroi jetë në Memfis, më 16 gusht 1977. mp/08:41

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA